Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Pashkëve, duke thënë se festat si kjo rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit, dashurisë gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha.
“Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha.
Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi.”, është shprehur presidentja Osmani, transmeton Fol Drejt.
“Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati!
Për shumë motë, gëzuar Pashkët!”, ka shtuar tutje Osmani./FolDrejt/