Ushtria izraelite shënjestroi lokacione të ndryshme të Sirisë me pretendimin se raketa u hodhën nga ky vend drejt Lartësirave të Golanit, territor i pushtuar nga Izraeli, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Ushtria tha se raketa u hodhën nga Siria, duke paralajmëruar: “Ne po bombardojmë Sirinë tani si ndëshkim”.
Tre raketa u lëshuan në vendbanimet Natur dhe Avnei Eitan në Lartësirat e Golanit, sipas transmetuesit publik izraelit KAN.
Në lajme thuhet se dy raketa ranë në një rajon të hapur dhe një e tretë u shkatërrua nga sistemi i mbrojtjes raketore “Kupola e Hekurt”.
Ushtria izraelite tha se një raketë ra në tokë të pabanuar në jug të Lartësirave të Golanit.
Ushtria, e cila pretendon se raketa hidhen nga Siria në intervale të rregullta në rajonet nën kontrollin e saj, godet vendndodhjet e ushtrisë siriane me avionë.
Që nga viti 1967, Izraeli mban të pushtuara Lartësirat e Golanit në Siri./FolDrejt/