Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë sot në kampin amerikan në Bondsteel, me rastin e ndërrimit të komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul, transmeton Fol Drejt.
Me këtë rast, presidentja Osmani ka ngritur lart kontributin e ushtrisë amerikanë në Kosovë, duke thënë se prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.