Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar gjendjen ekonomike, duke thënë se ka dështim total në investime kapitale në Kosovë.
Sipas Hotit, rreth 70% të projekteve të parapara për vitin 2023 as nuk kanë filluar.
“Dështim total në investime kapitale: Rreth 70% e projekteve të parapara për 2023 as nuk kanë filluar
Po përsëritet situata e vitit të kaluar. Në periudhën janar-qershor 2023, nga rreth 850 projekte kapitale në nivelin qendror, 70% të projekteve as nuk kanë filluar dhe janë me 0% realizim.
Në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale.”, ka thënë Hoti, përcjell Fol Drejt.
“Shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore janë shqetësuese:
– Ministria e Bujqësisë 0%,
– Ministria e Pushtetit Lokal 0%,
– Ministria e Shëndetësisë 2%
– Ministria e Ekonomisë 4%,
– Ministria e Drejtësisë 4%,
– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 5%,
– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 10%,
– Ministria e Arsimit dhe Shkencës 14%,
– Shërbimi Spitalor 12%
– Ministria e Infrastrukturës 16%.
Sikurse në dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale.”, ka shtuar Hoti më tej./FolDrejt/