Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha sot se Kosova është e gatshme të bëjë më shumë që serbët të ndjehen të barabartë, të dëgjohen dhe të ndihen të përfshirë, por që kur është fjala për Asociacionin “duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm për të shmangur çdo model që do t’i ngjante Republika Srpskas”.
Ajo vlerësoi për Deutsche Welle-n se “ndërtime të tilla janë të rrezikshme jo vetëm për rajonin, por edhe për sigurinë kolektive të Europës”.
Osmani ka thënë se kushti për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është që serbët të marrin pjesë në to./FolDrejt/