Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar vazhdën e vizitave nëpër komunat e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Stacioni i radhës i presidentes Osmani duket se është komuna e Klinës.
“Sot në Klinë, në komunën e 5 lumenjve!”, ka shkruar e para e vendit në një postim në Facebook, duke bashkëngjitur edhe një fotografi nga qëndrimi në këtë komunë.