48 orë mbajtje është masa që ka caktuar Prokuroria Speciale për tre personat e arrestuar gjatë bastisjes së sotme të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Në mesin e të arrestuarve është edhe pronari i restorantit “Bukë e zemër”, Ridvan Muharremi dhe dy të tjerët janë zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Kujtojmë se sot, në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në hapësirat e MINT-it, bastisje këto që dyshohet të jenë të lidhura me aferat e keqpërdorimit të rezervave shtetërore.