Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e 14 Korrikut, Ditës Kombëtare të Francës, transmeton Fol Drejt.
Presidentja Osmani ka thënë se lidhjet e forta mes Kosovës e Francës të rrënjosura në vlera të përbashkëta demonstrojnë angazhimin e vazhdueshëm të dy palëve për ta forcuar partneritetin.
“Urime të sinqerta Presidentit Emmanuel Macron dhe miqve dhe aleatëve tanë francezë për festën e 14 korrikut. Lidhjet e forta midis dy vendeve të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta demonstrojnë angazhimin tonë të vazhdueshëm për të forcuar partneritetin tonë në rritje”, ka thënë presidentja Osmani./FolDrejt/