Bjellorusia njoftoi se kreu i Grupit Wagner ra dakord për të de-përshkallëzuar situatën në Rusi.
Yevgeny Prigozhin tani ka publikuar një mesazh audio që konfirmon se luftëtarët e tij po kthehen në bazat e tyre për të “shmangur gjakderdhjen”, raporton Sky News.
Ai thotë se “ka dhënë urdhër që ushtarët të kthehen për shkak të rrezikut të gjakderdhjes”, përcjell Fol Drejt.