Klubi saudit Al Hilal ka treguar interesim për trajnerin italian të futbollit Massimiliano Allegri. Pasi strategu i Juventusit refuzoi ofertën e parë, sauditët e rritën shumën.
Siç raporton Rai Sport, Allegri u takua me përfaqësuesit e Al Hilal në Monte Carlo, ku iu ofrua një kontratë trevjeçare me vlerë gjithsej 30 milionë euro dhe një bonus prej 10 milionë euro menjëherë pas nënshkrimit.
Pas trajnerit 55-vjeçar është një sezon i vështirë me probleme brenda dhe jashtë fushës, që kulmoi me zbritjen e 10 pikëve në javët e fundit të sezonit, duke e lënë Juventusin pa vend në Champions League.
Allegri është cilësuar si një nga fajtorët kryesorë të paraqitjeve jobindëse të klubit italian, por ai ka thënë se ende nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi. Për momentin nuk dihet se si iu përgjigj ofertës së fundit të klubit saudit, i cili deri më tani drejtohej nga argjentinasi Ramon Diaz, transmeton Fol Drejt.