Kreu i organizatës paraushtarake mercenare Wagner, Yevgeny Prigozhin, mohoi sot akuzat se ai i kishte ofruar qeverisë në Kiev t’i zbulonte pozicionet e trupave ruse.
Në një mesazh audio të publikuar nga shërbimi i tij për shtyp në Telegram, Prigozhin i quajti ato akuza “të pakuptimta” dhe vlerësoi se banorët e periferisë së Moskës, Rublyovka, shtëpia e elitës së biznesit dhe politikës, qëndronin pas sulmit ndaj tij.
Prigozhin mohoi takimin me shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kirill Budanov në Afrikë, duke thënë se ai nuk kishte qenë në kontinent që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë dhe duke e hedhur poshtë idenë e një bisede telefonike me të si qesharake, transmeton Fol Drejt.