Britania e Madhe nuk ka në plan të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, pasi ushtria ukrainase tha se do të donte të përdorte avionë të tipit F-16, tha sot zëdhënësi i kryeministrit britanik Rishi Sunak.
I pyetur për të thënë nëse Londra do të dërgonte avionë luftarakë në Ukrainë, zëdhënësi tha se nuk kishte plane për ta bërë këtë, raporton Reuters.
“Ukrainasit morën një vendim për të trajnuar pilotët e tyre në aeroplanët F-16 dhe ju e dini që Forcat Ajrore Britanike nuk i përdorin ata avionë”, tha zëdhënësi, transmeton Fol Drejt.