Duket se raportet mes Neymarit dhe Kylian Mbappes në kohët e fundit janë acaruar tej mase.
Derisa kishin një shoqëri tejet të mirë ndër vitesh, duket se një gjë e tillë më nuk ekziston mes brazilianit dhe francezit.
Këtë e dëshmon edhe deklarata e fundit e Neymarit, aty ku tha se Mbappe kishte një sezon të mirë, mirëpo Vinicius Junior është lojtari më i mirë në botë aktualisht.
“Por, nga ajo që kam parë, Vinicius Junior është lojtari më i mirë në botë”.
Duket qartë se ka një krisje raportesh mes dyshes së PSG-së, me Neymarin që pritet të largohet në këtë verë nga Parku i Princave./FolDrejt/