Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë nesër dhe të martën, e cila mund të përfshijë një embargo të naftës, si dhe një program që synon përshpejtimin e përfundimit të varësisë nga karburantet fosile, përfshirë gazin rus.
Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck shprehu sot frikën se uniteti i Bashkimit Evropian “ka filluar të shpërbëhet”, përpara samitit të liderëve të BE-së, në të cilin duhet të diskutohet embargoja e naftës nga Rusia dhe planet për të reduktuar varësinë nga energjia ruse.
“Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ne pamë se çfarë mund të ndodhë kur Evropa të bashkohet. Duke pasur parasysh samitin e nesërm, le të shpresojmë se do të vazhdojë kështu. Por tashmë ka filluar të shpërbëhet,” tha Habek në një konferencë shtypi në panairin e hapjes në Hanover, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.