Komuna e Prishtinës ka nderuar me mirënjohje gjithë personelin arsimor të shkollave të kryqytetit që do të pensionohen këtë vit.
Kështu ka njoftuar i pari i kësaj komune, Përparim Rama, transmeton Fol Drejt.
“Sot në një ceremoni të veçantë për nder të 7 marsit – Ditës së Mësuesit, kemi nderuar me mirënjohje gjithë personelin arsimor të shkollave të kryeqytetit, të cilët do të dalin në pension gjatë këtij viti.”, ka shkruar Rama në Facebook.
“Përtej sfidave ditore në arsim, jemi shumë të lumtur me angazhimin dhe njohim mundin e secilit për edukim më cilësor për fëmijët e Prishtinës.”, ka shtuar tutje./FolDrejt/