Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor Qendra, kanë arrestuar tre persona për një rast të vjedhjes së rëndë, transmeton Fol Drejt.
Hetuesit policor me urdhëresë të gjykatës përkatëse, kanë kryer kontrolle në dy lokacione të ndryshme ku përveç arrestimit të të dyshuarve, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:
– municion, disa pajisje (tv, pjisje zërimi, etj) që dyshohet të jenë të vjedhura në rastin e raportuar me datën 20.08.2022.
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje./FolDrejt/