Ankuesi mashkull kosovar shofer i një taksije në Prishtinë ka raportuar se një person pasi ka hyrë në veturën e tij.
Ai i kishte kërkuar që një bankënotë (euro) t’ia shndërroj në para të imta dhe më pas nën ballafaqim dhe kërcënim të armës ia ka grabitur një sasi prej 90 eurove viktimës, transmeton Fol Drejt.
I dyshuari kishte dal nga vetura duke u larguar në drejtim të panjohur, përderisa njësitet policore ne vendngjarje (automjet) kanë gjetur një fishek të armës që dyshohet se i përket të dyshuarit.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore./FolDrejt/