Një këmbësore është goditur nga një veturë gjatë mbrëmjes së sotme në Prishtinë dhe e njëjta ka pësuar lëndime.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se ngasësi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes, përcjell Fol Drejt.
“Rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet”, thuhet tutje në konfirmim.