Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në komunën e Rahovecit, përcjell Fol Drejt.
Osmani, gjatë qëndrimit në këtë komunë, ka vizituar shkollën fillore “Iliria”, në Fortesë.
“Sot në Rahovec vizituam shkollën fillore “Iliria” në Fortesë.
Nga sot do të bie zilja në shkollë!
Kureshtje, dëshirë, emocione, vullnet dhe etje për dije!”, ka shkruar e para e vendit në një postim në profilin e saj zyrtar në Facebook.