Pesë persona kanë përfunduar në pranga pas dyshimeve se të njëjtit kanë ushtruar prostitucion.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 16:00, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se prej këtyre të arrestuarve, dy janë shtetase braziliane, ndërkohë tre të arrestuarit e tjerë janë nga Kosova.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatën kompetente./FolDrejt/