Një rast i kultivimit të bimëve narkotike të llojit të kanabisit është raportuar në komunën e Suharekës, me ç’rast gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar, policia ka gjetur dhe konfiskuar tre bimë kanabisi.
Rasti ka ndodhur në Mushtisht të Suharekës, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:00, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se njësitë relevante kanë nisur hetimet për rastin./FolDrejt/