Një person ka raportuar se ka rënë viktimë e një grabitjeje, teksa disa të panjohur, nën kërcënim të thikës, i kanë grabitur çantën e dorës në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe një shumë parash.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, mbrëmjen e 15 gushtit, rreth orës 22:30, përcjell Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se të dyshuarit gjatë konfrontimit me viktimën kanë dëmtuar xhamin e një zyre.
Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.
Rasti nën hetime.