Policia e Koresë së Jugut po heton kërcënimet e dyshuara për bomba, të dërguara përmes emaileve, në gjykatën e lartë të vendit dhe një mision diplomatik, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pas kontrollit, nuk u gjet asnjë gjurmë e ndonjë materiali shpërthyes. Vendet e përmendura në të paktën pesë emaile supozohet se janë dërguar nga Japonia, raportoi agjencia Yonhap News me seli në Seul.
Policia e Koresë së Jugut është angazhuar për të kërkuar bashkëpunim me homologët japonezë për të hetuar origjinën e emaileve, të cilat janë nënshkruar nga një avokat japonez.
Avokati, megjithatë, ka thënë se emri i tij është keqpërdorur.
Një email i ngjashëm u dërgua në Ambasadën e Koresë së Jugut në kryeqytetin japonez Tokio, ku policia ka forcuar sigurinë që nga e hëna.
Gjithashtu, në javët e fundit janë regjistruar disa kërcënime me bombë përmes emailit që synojnë shkollat dhe zyrat qeveritare në të gjithë vendin.