Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në Prishtinë.
Rasti u raportua në Policinë e Kosovës nga pronari i banesës, përcjell Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është thyer banesa e tij nga e cila janë vjedhur: një kamerë dhe një pushkë gjuetie me leje”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin./FolDrejt/