Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të personave të zhdukur në Kosovë.
Një në Prishtinë, një në Fushë Kosovë dhe një tjetër në Pejë, njofton policia në raportin 24 orësh, përcjell Fol Drejt.
“Prishtinë. Me 09.02.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe por nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti në procedurë hetimore.
Rr. Besa Besë, F. Kosovë 09.02.2023-11:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet për vend ndodhjen e tij, rasti në procedurë hetimore.
Rr. Isuf Imeri, Isniq 09.02.2023-19:00. Dy dëshmitar meshkuj kosovar kanë raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, njoftoi policia./FolDrejt/