Një sulm ndaj dy personave ka ardhur nga dy punëtorë të një lokali.
Rasti ka ndodhur me datën 26 shtator, rreth orës 23:40 të natës, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkohë prej dy të dyshuarve, policia ka arritur ta arrestojë njërin, të cilin e ka dërguar në mbajtje.
Tjetri ende është në arrati./FolDrejt/