Sot pritet të mbahet seanca e radhës parlamentare, prandaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nga ora 10:00, transmeton Fol Drejt.
Në rend të ditës janë shqyrtimi i projektligjit për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, shqyrtimi i Projektligjit për anti doping dhe ai i projektligjit për edukimin në fëmijërinë e hershme.
Sipas njoftimit zyrtar, ky pritet të jetë rendi i ditës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës;
2. Pyetjet parlamentare;
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut;
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-152 për Anti dopingun;
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme;
6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar./FolDrejt/