Tri raste të dhunës janë raportuar të kenë ndodhur në komunën e Prishtinës, me ç’rast me vendim të prokurorit disa persona kanë përfunduar në mbajtje.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një mosmarrëveshje bashkëshortore ka çuar në përleshje fizike mes burrit e gruas, transmeton Fol Drejt.
Për këtë rast palët janë intervistuar, dhe pas vendimit të prokurorit rasti ka nisur të hetohet sipas procedurës së rregullt.
Një rast tjetër i dhunës është regjistruar orët e hershme të mëngjesit, 02:20, me ç’rast e ëma ka raportuar se i biri ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Pas vendimit të prokurorit, i dyshuari ka përfunduar në pranga.
Rasti i tretë ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 16:50, me ç’rast një burrë ka përfunduar në pranga pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. I dyshuari, pas vendimit të prokurorit, ka përfunduar në mbajtje./FolDrejt/