Një grabitje është regjistruar në fshatin Shirokë të Suharekës, me ç’rast një gruaje i janë grabitur një pushkë gjuetie, pistoletë dhe katër orë dore.
Siç thuhet në raportin e policisë, gjatë kontrollit që ka bërë policia në vendngjarje, edhe pronares i janë konsifkuar 34 fishekë që nuk lidhen me armët që posedonte me leje viktima, transmeton Fol Drejt.
Tutje, policia bën të ditur se kanë nisur hetimet për rastin në fjalë./FolDrejt/