Një person është ankuar në polici pasi të njëjtit i është dëmtuar shtëpia si pasojë e të shtënave më armë zjarri nga persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 13:55, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, theksohet se si pasojë e të shtënave shtëpisë së viktimës i janë dëmtuar dritaret dhe muri.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë predha. Rasti është nën hetime./FolDrejt/