Një konflikt me armë ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës, me ç’rast një person ka qëlluar në drejtim të një tjetri pas kritikave që ka marrë gjatë urinimit para shtëpisë së viktimës.
Rasti ka ndodhur të dielën, në rrugën “Safet Ajeti” të Mitrovicës, prej nga janë dëgjuar të shtëna me armë nga një veturë, transmeton Fol Drejt.
Nga informacionet prej Prokurorisë thuhet se në vendngjarje janë konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit që i ishin drejtuar viktimës nga një person që ende mbetet i paidentifikuar.
Sherri thuhet se ka nisur me të dyshuarin që kishte urinuar në shtëpinë e viktimës, pra pronarit të shtëpisë, i cili kishte reaguar duke i tërhequr vërejtjen. Por, viktima nuk kishte mbetur pa kundërreagim, sepse i dyshuari që siç duket u mllefos nga kritika që i erdhi, e kërcënoi pronarin e shtëpisë fillimisht verbalisht. Pas fjalëve “pritëm se kthehna”, ai u kthye dhe qëlloi me armë e pastaj u largua në drejtim të panjohur.
Rasti ka kaluar në polici dhe është nën hetime./FolDrejt/