Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i mirëkupton prioritetet që i kanë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, por thekson se në Bruksel po presin që çështja e dialogut me Serbinë të trajtohet gjithashtu me seriozitet.
“Qeverinë e re presin shumë sfida, normalisht qe prioritet i kësaj Qeveria do të jetë lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, siç edhe e kanë theksuar vazhdimisht Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Për në anën tjetër, ne në Bruksel presim që procesi i dialogut të trajtohet me seriozitet”, tha raportuesja për Kosovën në PE.
“Ju e keni parë letrën që Presidenti Biden, i’a ka dërguar presidentit Serb Aleksandër Vuciq, dhe i’a ka bërë të qartë se cfarë pret nga ky dialog. Kjo mbështetje direkte nga SHBA-të, është sinjal i mirë edhe për Bashkimin Evropian, por mos ta harrojmë që pala kosovare dhe ajo serbe janë duke dialoguar, dhe ato duhet të jenë të përkushtuara”, tha europedeputetja, Von Cramon,.
Ajo thotë se Kosova ishte në presion të madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj edhe nuk kishte zgjidhje tjetër për vendosjen e ambasadës se saj në Jeruzalem. Ajo nuk pret që Qeveria ardhshme ta ndryshoj këtë vendim.