Prokuroria Themelore në Prizren, së bashku me Doganat e Kosovës, kanë kryer një aksion sekuestrimi, me ç’rast janë sekuestruar 822 kilogramë duhan që nuk kishin banderola.
Tutje bëhet e ditur se autoritetet përkatëse janë në ndjekje të të dyshuarit, transmeton Fol Drejt.
“Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, në bazë të urdhëreses verbale nga gjykata për urdhër kontroll, ka kryer kontrollin në një lokacion në rrugën “Kuksi” në Prizren, në të cilën ka sekuestruar 822 (tetëqindenjëzetëedy) kilogram duhan refuz, 102,000.00 (njëqindedymijë) cigare të llojeve të ndryshme pa banderola dhe një makinë për grirjen e duhanit, të cilat në bazë të vlerësimit nga sektori i Vlerës së Doganave, shmangia nga akciza dhe TVSH arrinë vlerën prej 54,867.76 (pesëdhjetëekatërmijëetetqindegjashtëdhjetëeshtatë) Euro”, bëhet e ditur në komunikatë./FolDrejt/