Në interpelancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, deputeti dhe njëherit kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë një pyetje qeverisë Kurti në lidhje me ministrat e saj.
Sipas deputetit Krasniqi, ministri Murati ka bërë shkelje ligji me mosekzekutim të pagave, ”mundohuni ta interpretoni sic te doni, Kallëzimin Penal e ka, për këtë do të përgjigjet, pagat kanë me dalë, fundi ka me i ardhë, por ky presion e shantazh, ky s’besoj që do të harrohet”, ka thënë ai.
Tutje, Krasniqi ka shtruar pyetjen se a do t’i mbetet ndonjë ministër kësaj qeverie pa shkelur ligjin e kushtetutën e Kosovës.
“A do të mbes ndonjëri nga këta ministra pa e shkelë ligjin, pa e shkel kushtetutën, ministrja e Arsimit e ka shkelë kushtetuten. Kjo atë ditë është dashur të kërkoje falje dhe të ecë në shtëpi”, është shprehur Krasniqi./FolDrejt/