Një person nga komuna e Prizrenit është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Rasti ka ndodhur para dy ditësh, rreth orës 13:30, në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, transmeton Fol Drejt.
Ndërkaq, dje, rastin e ka raportuar në polici i biri i viktimës, i cili ka thënë se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e babait të tij.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore./FolDrejt/