Një punëtor ka raportuar se është kanosur e grabitur sa ishte duke punuar.
Rasti ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, afërsisht rreth orës 04:14 të mëngjesit, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, viktima është kanosur nga dy persona të maskuar, njëri prej tyre me thikë, të cilat edhe i kanë grabitur telefonin mobil dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është nën hetime./FolDrejt/