Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit 5,1 për qind në zonën e euros dhe 5,2 për qind në BE në tremujorin e parë të 2022, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, sipas një vlerësimi të shpejtë nga Eurostat.
Në bazë tremujore, PBB-ja u rrit me 0,3 për qind në Eurozonë dhe 0,4 për qind në BE gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, thuhet në një deklaratë të zyrës së statistikave, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në tremujorin e katërt të vitit 2021, PBB-ja u rrit me 0,3 për qind në zonën e euros dhe 0,5 për qind në BE.
Në bazë vjetore, Portugalia shënoi normën më të lartë të rritjes së PBB-së me 11,9 për qind, e ndjekur nga Polonia me 9,1 për qind dhe Austria me 8,7 për qind, sipas shifrave të Eurostatit.
Ndërsa Rumania regjistroi normën më të madhe të rritjes së PBB-së në baza tremujore me 5,2 për qind, ajo u pasua nga Portugalia me 2,6 për qind dhe Austria me 2,5 për qind./FolDrejt/