Simon Lewis, profesor i shkencës së ndryshimeve globale në University College London, bëri me dije se se njerëzimi duhet të përgatitet për valë edhe më të rënda të të nxehtit në të ardhmen.
“Ky është vetëm fillimi. Kjo është ajo që sistemi klimatik mund të bëjë me vetëm 1.2 gradë Celsius ngrohje. Politikat aktuale globale po na çojnë në 2.7 gradë C të ngrohjes deri në vitin 2100. Kjo është vërtet e frikshme,” paralajmëroi Lewis, raporton Sky News.
Sipas tij, shoqëria do të duhet të përshtatet me temperaturat ekstreme./FolDrejt/