Policia ka arrestuar një person nën dyshimet për sulm ndaj një familjari, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur me 15 korrik, rreth orës 17:00, me ç’rast thuhet se në po këtë ditë i dyshuari kosovar dyshohet se kishte ofenduar dhe sulmuar duke e gjuajtur me shishe (birre) babanë e tij.
Ndërkaq, dje është bërë arrestimi i tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/