Gjermania ka mbledhur prova të krimeve të luftës të kryera në Ukrainë, tha sot prokurori i shtetit gjerman Peter Frank.
Frank vlerësoi se nevojitet një proces gjyqësor në nivel ndërkombëtar për krimet e luftës në Ukrainë.
“Tani për shembull, ne jemi të fokusuar në vrasjet masive në Bucha dhe sulmet ndaj infrastrukturës civile ukrainase,” tha Frank në një intervistë me Welt am Sonntag, transmeton Fol Drejt.