Calciomercato ka raportuar se Juventusi është i përgatitur të marrë pjesë në “ankandin” për Nicolo Zaniolo në afatin e ardhshëm të verës.
Reprezentuesi italian ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Roma, por nuk ka gjetur shumë kërkues dhe për këtë arsye ka vendosur të qëndrojë edhe për pak kohë në Romë.
Por Zaniolo tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, shumë klube evropiane do të konkurronin për nënshkrimin e tij në afatin e verës dhe njëra nga to është edhe Juventusi, transmeton Fol Drejt.