Një roje sigurie në ambasadën britanike në Berlin mblodhi të dhëna konfidenciale për më shumë se tre vjet, duke përfshirë komunikimet “sekret” të anëtarëve të qeverisë britanike me ish-kryeministrin Boris Johnson, tha sot prokurorja Alison Morgan para një gjykate në Londër.
David Ballantyne Smith, 58 vjeç, kopjoi letrat që dy ministrat i dërguan Johnson-it dhe dokumente të tjera që lidhen me “çështjet konfidenciale të tregtisë”, tha Morgan, raportoi Reuters.
Smith u deklarua fajtor për tetë akuza dhe dyshohet se mblodhi informacion nga marsi 2018 deri në arrestimin e tij në gusht 2021, një ditë pasi u takua me “Irina”, një agjente e MI5 e cila u paraqit si një agjente e inteligjencës ushtarake ruse./FolDrejt/