Nuk ka balona zbulimi mbi hapësirën ajrore kineze, tha sot zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby.
Ai mohoi kështu pretendimet e Kinës se balonat amerikane në lartësi të madhe kanë fluturuar mbi territorin kinez pa leje më shumë se 10 herë që nga fillimi i vitit 2022, raportoi Reuters.
Kohët e fundit, ka pasur një mosmarrëveshje midis SHBA-së dhe Kinës për balonën e rrëzuar kineze mbi territorin amerikan./FolDrejt/