Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ka shënjestruar një rast, të koduar “Reflektori”, ku janë përfshirë 11 persona.
Të përfshirët në këtë rast akuzohen për disa vepra penale që lidhen me narkotikë dhe me armë të paautorizuara, transmeton Fol Drejt.
“Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestëruar është i koduar me emrin “Reflektori”, ku janë të përfshirë njëmbëdhjetë (11) persona, për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë./FolDrejt/