Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur për medie pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, si dhe emisarët Joseph Borrell e Miroslav Lajçak.
Ai ka akuzuar ndërmjetësit evropianë se kanë bërë zyrtar qëndrimin e Serbisë që ajo të kushtëzohet me Asociacionin.
Kurti ka thënë pala serbe po e kushtëzon Kosovën, që fillimisht të nënshkruhet marrëveshja e 2013-ës për Asociacionin, dhe kjo sipas Kurtit nuk do të ndodhë.
“Nuk mund të quhet propozim kur e lexon përmbajtjen e sheh që është kushtëzim…”, tha kryeministri Kurti.
“Është për të ardhë keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime, shkaktohet njëfarë lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu. Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar propozimin e Serbisë”, ka thënë Kurti.
“Këtë propozim këtë sekuencë se si duhet të jenë hapat se si duhet zbatuar marrëveshjen bazike. Pala tjetër, presidenti i Serbisë s’ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasë një rezultat. S’ka mund të ketë kompromis meqë s’mund të ketë mes sekuencimit dhe kushtëzimit”.
“Para 6 muajve Beogradi zyrtarë ka kushtëzuar…”, tha ai tutje.
“Ata si ndërmjetës lehtësues edhe pala tjetër në anën tjetër e kanë tashmë propozimin tonë dhe do të duhej ata ta japin qëndrimin për këtë, sot nuk ka pasur asgjë në tryezën e Brukselit përveç asaj që kam sjell unë”, tha kryeministri Kurti, përcjell Fol Drejt.