Franca u përball me një raund të ri protestash dhe grevash në të gjithë vendin sot, pas një takimi të dështuar midis kryeministres franceze Elizabeth Bourne dhe sindikatave mbi një projekt-ligj për reformën e pensioneve që do të rriste moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.
Demonstruesit filluan një marshim proteste në Paris dhe policia përdori gaz lotsjellës dy herë në një protestë në Lion dhe një herë në Nante, sipas reporterëve të BFMTV.
Sindikatat që ftuan për tubime presin qindra mijëra pjesëmarrës në protestat e sotme, transmeton Fol Drejt.