Rusia në Ukrainë po përballet me një regjim jashtëzakonisht mizor, madje edhe ndaj qytetarëve të saj, tha sot presidenti rus Vladimir Putin në një takim me udhëheqësin në detyrë të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, Denis Pushilin, në Kremlin.
“Fatkeqësisht, në realitet kemi të bëjmë me një regjim që sillet në mënyrë jashtëzakonisht mizore, jo vetëm ndaj qytetarëve tanë, por edhe ndaj të vetëve”, tha Putin.
Ai tha se qëllimi i forcave ruse ishte t’i shtynin forcat ukrainase në një distancë ku ata nuk mund të dëmtonin ushtarët rusë, transmeton Fol Drejt.