Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se nuk ka alternativë për të mbështetur Ukrainën, pasi protestuesit e ndërprenë atë gjatë një fjalimi në mitingun e partisë së tij në Falkensee, jo shumë larg Berlinit.
Rreth njëqind demonstrues pro-rusë u mblodhën sot para bashkisë në Falkensee dhe bërtitën “luftënxitës”, “gënjeshtarë, “banditë” dhe “bëni paqe pa armë”, duke kërkuar fundin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, raporton Kiev Independent.
Scholz u përgjigj se presidenti rus Vladimir Putin është një luftënxitës i vërtetë që dërgoi 200,000 ushtarë në Ukrainë për ta pushtuar dhe shkatërruar atë, transmeton Fol Drejt.