Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan edhe zyrtarisht sot është rimandatuar president në Parlamentin e Turqisë dhe ka marrë mandatin e ri të kreut të shtetit, pas së cilës është mbajtur edhe inaugurimi ceremonial. Ai ka kryer menjëherë një nga detyrat e para, përkatësisht emërimin e anëtarëve të qeverisë.
Erdogan njoftoi anëtarët e rinj të kabinetit në një konferencë shtypi të mbajtur në Villa Cankaya. Është interesant fakti se vetëm dy ministra kanë mbajtur postet e tyre.
Shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT) Hakan Fidan zëvendësoi Mevlut Cavusoglun si ministër i Jashtëm, ndërsa ish-shefi i ekonomisë Mehmet Simsek u bë ministri i ri i financave, në një vendim të shumëpritur.
Erdogan emëroi Cevdet Yılmaz si zëvendëskryeministër të ri, duke zëvendësuar Fuat Oktay. Ai nuk ka emëruar askënd tjetër në këtë post dhe do të punojë me një nënkryetar.
Yilmaz Tunc zëvendësoi Bekir Bozdag si ministër të Drejtësisë, ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Yašar Guler zëvendësoi Hulusi Akar si ministër të Mbrojtjes.
Mahinur Ozdemir, i cili shërbeu si ambasador i Turqisë në Algjeri, u emërua ministri i ri i familjes dhe politikës sociale të vendit, duke zëvendësuar Derya Yanik.
Ndërkohë, Ali Yerlikaya, i cili kishte qenë guvernator i Stambollit për pesë vjet, u bë ministri i ri i Brendshëm, duke zëvendësuar Suleyman Soylu.
Ministri i ri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore u bë Vedat Isikhan, Ministër i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike Mehmet Ozhaseki dhe Ministër i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar.
Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca dhe Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy janë të vetmit ministra që kanë ruajtur funksionet e mëparshme.
Këta janë ministrat e tjerë në mandatin e ri presidencial të Erdogan:
Ministri i Rinisë dhe Sporteve: Osman Askın Bak;
Ministri i Arsimit Kombëtar: Jusuf Tekin;
Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mehmet Fatih Kacir;
Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Ibrahim Yumakli;
Ministri i Tregtisë: Omer Bolat;
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës: Abdulkadir Uraloglu.
Më herët gjatë ditës, Erdogan tha se kabineti i ri do të mbajë mbledhjen e parë të martën. /FolDrejt/