Dy persona humbën jetën pasi një aeroplan u rrëzua sot pranë aeroportit Tupelo në shtetin amerikan të Mississippi, thanë zyrtarët lokalë.
Rreshteri i Departamentit të Zjarrfikësve në Tupelo, Michael Moody, konfirmoi për CBS News se dy persona kanë vdekur.
Nuk dihet ende se çfarë lloj avioni është rrëzuar dhe sa njerëz ishin në bord, dhe më shumë informacion do të publikohet më vonë, shtoi Moody, transmeton Fol Drejt.